Kurti merr telefonatën nga i dërguari britanik për Ballkanin dy ditë para takimit me Vuçiq

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 20:14
Kurti merr telefonatën nga i dërguari britanik për Ballkanin dy ditë para takimit me Vuçiq

I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, e ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ketë të martë.

Kjo bisedë vjen në prag të takimit të nivelit të lartë në Bruksel, Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Twittër, kryeministri Kurti ka thënë se është e nevojshme të ketë një marrëveshje të përqëndruar në njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.

“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

(Kosova Sot Online)