Ministrja Balluku: Çdo tepricë të energjisë në Shqipëri sigurisht se e çojmë në Kosovë

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 20:20
Ministrja Balluku: Çdo tepricë të energjisë në Shqipëri sigurisht se e çojmë në Kosovë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, ka thënë se çdo tepricë të energjisë elektrike në Shqipëri sigurisht se Korporata Energjetike e Shqipërisë do të ia dërgonte Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka thënë se tashmë edhe vendet më të zhvilluara janë duke u përballur me një krizë energjetike dhe se Shqipëria dhe Kosovë nuk përjashtohen nga një krizë e tillë.

Kosova dhe Shqipëria kanë kohë që bashkëpunojnë në fushën energjetike. Ky është një vit shumë i vështirë sa i përket krizës energjetike. Çmimet kanë arritur rekord të paimagjinueshëm dhe për këtë arsye besoj se nuk ka ndonjë vend në Evropë që gjendet në pozitë të favorshme sa i përket energjisë”.

“Prej kohësh në kemi ndërtuar një marrëdhënie të ndërsjelle. KEK dhe KESH bashkëpunojnë mirë dhe nuk është hera e parë që i gjendemi njëri-tjetrit”.

(Kosova Sot Online)