VV del me komunikatë: Ja sa po i kushton shtetit vjedhja e energjisë

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 20:29
VV del me komunikatë: Ja sa po i kushton shtetit vjedhja e energjisë

VV ka dalë me një komunikatë zyrtare ku ka bërë llogari se sa i kushton humbja komerciale e KEDS-it, apo vjedhja e energjisë, shtetit të Kosovës.

Për vitin 2021, Qeveria ka llogaritur se ka humbur 110 milionë euro me çmime të importit

Përdorimi i paautorizuar i energjisë elektrike, humbjet komerciale të KEDS-it, pra vjedhjet e energjisë elektrike gjatë vitit 2021, do të kushtonin deri në 110 milionë euro nëse do të bliheshin të gjitha me çmimet e importit, ose thënë ndryshe, dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” duhet të punojnë 31 ditë në vit për t’i mbuluar vetëm vjedhjet e energjisë elektrike.

(Kosova Sot Online)