Policia jep detaje për aksidentin që shkaktoi kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Podujevë

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 22:37
Policia jep detaje për aksidentin që shkaktoi kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Podujevë

Policia jep detaje për aksidentin që shkaktoi kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Podujevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksident që ndodhi në fshatin Besi në rrugën Prishtinë-Podujevë. Në këtë aksident janë lënduar 7 persona, ndërsa janë përfshirë disa makina.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq  shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.  Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

(Kosova Sot Online)