Autorët dështuan herën e parë, shqiptarit i digjet makina në Greqi

  • E.K /
  • 17 August 2022 - 10:31
Autorët dështuan herën e parë, shqiptarit i digjet makina në Greqi

Makina e një 40-vjeçari shqiptar në Patisia në Greqi, është djegur dy herë nga persona të panjohur.

Pasi autorët i vunë zjarrin herën e parë, pas një dite u rikthyen sërish.

Në orën 03:05 të mëngjesit të datës 13 gusht, persona të panjohur i janë afruar makinës së 40-vjeçarit, e cila ishte e parkuar, dhe i kanë vënë flakën duke u shkatërruar plotësisht, raportojnë mediat greke.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse ku kanë gjetur dy shishe butani të dëmtuara dhe mbetjet e një ene plastike. Një ditë më parë, konkretisht në orën 01:40 të datës 12 gusht, persona të panjohur i janë afruar sërish të njëjtës makinë dhe i kanë vënë flakën, duke i shkaktuar dëme në pjesën e përparme të veturës.

Tashmë policia e Patisias por edhe nëndrejtoria e sigurisë së Atikës po hetojnë për “llogaritë” e hapura që mund të ketë 40-vjeçari për të arritur në gjurmët e autorëve.

(Kosova Sot Online)