I vodhi varësen djalit nga qafa, babai përleshet me hajdutin

  • E.K /
  • 17 August 2022 - 11:01
 I vodhi varësen djalit nga qafa, babai përleshet me hajdutin

Një vjedhje është parandaluar në Vlorë. Babai është përleshur me hajdutin që i ka këputur nga qafa varësen djalit të tij.

27 vjeçari është arrestuar për vjedhje me dhunë kurse babai i cili ka goditur me grushte hajdutin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër po procedohet në gjendje të lirë.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ndaluan me iniciativë shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen, nga qafa, shtetasit O. S.

Në vijim, shtetasi A. S. (babai i O. S.), me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër”, thotë policia.

(Kosova Sot Online)