
Lexoni edhe:
Deutsche Welle: Para takimit Kurti – Vuçiq, mediat serbe po i hedhin benzinë zjarrit
Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, është bashkuar në histerinë e zyrtarëve serbë të cilët po i thurin lavde presidentit të tyre, Aleksandar Vuçiq para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Daçiq ka bërë thirrje për unifikim në Serbi, pasi sipas tij në këtë situatë do të zgjidhet një opsion mes luftës dhe paqes.
Deutsche Welle: Para takimit Kurti – Vuçiq, mediat serbe po i hedhin benzinë zjarritLexoni edhe:
“Të gjitha subjektet politike në Serbi duhet të jenë të bashkuar në mbështetjen e tyre për presidentin Vuçiq në këto ditë kur praktikisht po merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë e Metohi”, tha ai pë Tanjug.
Vuçiq, i cili ka kërcënaur me luftë, sipas Daçiqit “dëshiron ta ruajë paqen”.
Daçiq i ka bërrë thirrje edhe Bashkimit Europian që të reagojnë kundër Kosovës, me vendime që tha se “e rrezikojnë paqen”.
(Kosova Sot Online)