Kryeministri Kurti pritet të takojë Gabriel Escobarin në Bruksel

  • G.G /
  • 17 August 2022 - 12:44
Kryeministri Kurti pritet të takojë Gabriel Escobarin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Bruksel, ndërkohë që para takimit me shefin e NATO-s, të paraparë për sot, Telegrafi merr vesh se ai pritet të ketë një takim me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Takimi Escobar-Kurti pritet të ndodh para takimit me Jens Stoltenberg, që ishte paralajmëruar ditë më parë.

Ndryshe, Kurti ka zhvilluar biseda telefonike me këshilltarin Derek Chollet nga DASH-i si dhe me të dërguarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach.

Gjithashtu, kryeministri i Kosovës ka mbajtur një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në vend.

Për dallim nga Kurti që ka takuar përfaqësuesit e shteteve perëndimore, presidenti serb Aleksandar Vuciq para takimeve në Bruksel ka takuar ambasadorët e Kinës dhe Rusisë në Beograd. 

(Kosova Sot Online)