“Të jemi partnerë e jo vasalë”, Meta për Ballkanin e Hapur: Serbia, vend grabitqar

  • G.G /
  • 17 August 2022 - 12:58
“Të jemi partnerë e jo vasalë”, Meta për Ballkanin e Hapur: Serbia, vend grabitqar

Duke u shprehur kundër Ballkanit të Hapur presidenti Ilir Meta e quajti Serbinë një vend grabitqar.

“Reagimi im ka qenë pak më i përmbajtur në të kaluarën, për shkak të detyrës si President.

E dini shumë se cili është qëndrimi i Presidentit të Malit të Zi (Gjukanoviç) i cili e njeh më mirë se kushd tjetër fqinjin e tij verior dhe grabitqar të pandryshueshëm, për fat të keq. Edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka shprehur rezerva”, tha Meta.

“Të gjithë e dimë që kjo është një nismë që synon të minojë perspektivën e qartë europiane të rajonit tonë. Procesi i Berlinit është tepër serioz, i cili garanton të gjitha synime gjoja të mira që garanton Ballkani i Hapur. Pa dyshim që duhet të forcojmë marrëdhëniet, por gjithmonë mbi baza partneriteti, jo vasaliteti”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)