Grabiti 10 mijë euro në banesën e një gruaje, kapet 18-vjeçari

  • E.K /
  • 17 August 2022 - 13:14
Grabiti 10 mijë euro në banesën e një gruaje, kapet 18-vjeçari

Policia e Elbasanit ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Sipas njoftimit, polica ka identifikuar dhe arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar pasi vodhi në kohë të ndryshme shumën prej 10,000 eurosh, në banesën e një shtetaseje.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thousands”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)