Arsyetimet e Nagavcit nuk i kënaqin mësimdhënësit
Drejtori i Drejtorisë se Arsimit ne Komunën e Pejës Naser Gega bashkë me Drejtor të Shkollave dhe mësimdhënës priten ne takim bashkëbisedues Ministren e Arsimit,Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci,ku ne fjalën e hapjes Drejtori Gega e prezantoj gjendjen e arsimit në Komunën e Pejës dhe vështirësitë qe janë evidente në mbarëvajtjen e mësimit bazuar në nevojat dhe kërkesat e Drejtorëve të Shkollave dhe të mësimdhënësve.
Ministrja Nagavci prezantojë investimet në Komunën e Pejës,në Shkolla dhe në qerdhe,foli për Infrastrukturën ligjore, ligjin e pagave, vlerësimin e përformancës dhe licencimin e mësimdhënësve.
U diskutua për mësimdhënësit me probleme shëndetësore dhe për mësimdhënësit qe janë konsideruar tepricë ne mungesë të nxënësve të cilët nuk do te mbesin pa punë.
Ligji i pagave dhe ligji për zyrtaret Publik se shpejti do të dalin ne Konsultim Publik dhe janë drejt finalizimit.
Në vazhdim ajo kërkojë nga SBASHK te mos bëjë presion dhe ta lejojë mbarëvajtjen e rregullt të mësimit në shkolla, sepse jemi duke punuar ne realizimin e kërkesave te mësimdhënësve përmes ligjit te pagave dhe jemi duke punuar ne rritjen e numrit te të punësuarve si asistent te fëmijëve me nevoja të veçanta.
Pastaj vazhduan kërkesat e mësimdhënësve dhe drejtoreve te shkollave, që kishin të bëjnë me kushtet ne Institucionet parashkollore, në Shkollat e mesme të Ulëta dhe në Shkollat e Mesme të Larta ne Pejë, pastaj kurrikula, koeficienti, rritja e stafit mbështetës, Ligji i pagave, Ligji për pensionet, vlerësimi i mësimdhënësve, kushtet në punë dhe disa kërkesa tjera.
Ministrja Nagavci i dha disa arsyetime me të cilat mësimdhënësit nuk ishin te kënaqur, bazuar në premtimet e deritanishme te parealizuara.
(Kosova Sot Online)
