Prekëse: Kjo është 5-vjeçarja pa prindër nga Kosova që u adoptua nga një familje

  • A.P /
  • 17 August 2022 - 16:26
Prekëse: Kjo është 5-vjeçarja pa prindër nga Kosova që u adoptua nga një familje

Një vajzë e quajtur Liza, e cila që nga lindja nuk e kishte kujdesin e prindërve të saj biologjikë, por ishte pjesë e SOS Fshatit, është birësuar dje nga një familje.

Në postimin e bërë në profilin e SOS Fshatit, thuhet se dje kishte lot gëzimi dhe mallëngjimi.

“Dje Liza u birësua nga një familje shumë e dashur, dora e saj e vockël nuk largohej për asnjë moment nga dora e prindërve të saj birësues. Ky moment na emocionoj secilin nga ne edhe pse kishim një lloj pikëllimi për ikjen e saj, ne e dinim përbrenda që një botë ? e tërë e re po hapej për Lizën”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)