Dubain e 'gëlltit' stuhia e rërës

  • A.P /
  • 17 August 2022 - 22:28
Dubain e 'gëlltit' stuhia e rërës

Një pjesë e madhe e territorit të Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë qenë të goditura gjatë vikendit nga stuhitë e rërës, e autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes në trafik.

Shtëpitë dhe një numër i madh i rrokaqiejve në qytetet e mëdha u mbuluan nga rëra, ku dukshmëria u zvogëlua.

Shërbyesit medicinal në Abu Dhabi i kanë bërë thirrje shoferëve që “të shmangim vozitjet përveç nëse u duhet patjetër që ta bëjnë.

Dukshmëria në Abu Dhabi dhe Dubai ka qenë më e vogël se një kilometër”.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon se si Dubai “zhduket” nga stuhia e rërës. Një sërë stuhish të tilla që besohet se po shkaktohen nga ndryshimet klimatike goditën edhe Irakun, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Iranin dhe vendet e tjera gjatë këtij viti, duke i detyruar autoritet të mbyllin aeroporti dhe shkollat, duke përfunduar mijëra njerëz në spitale për shkak të problemeve me frymëmarrje.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë të ndjeshme ndaj ngrohjes globale, ku sipas konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, temperaturat po rriten, të reshurat po zvogëlohen e stuhitë e rërës po shtohet, derisa niveli i detit po i rrezikon ato vende që janë nën nivel. 

(Kosova Sot Online)