Vuçiq takon Escobarin, e paraqet Serbinë si shtet që do paqe në rajon

  • A.P /
  • 17 August 2022 - 20:37
Vuçiq takon Escobarin, e paraqet Serbinë si shtet që do paqe në rajon

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot  të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe para një takimi të nesërm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq ka njoftuar se biseda me Escobar ka qenë shumë e hapur.

“Serbia është serioze, e besueshme dhe e përgjegjshme për dialogun. Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje maksimale për stabilitet dhe progres për tërë regjionin”, ka thënë Vuçiq

Vuçiq ka shtuar se Serbia po angazhohet që të qetësojë tensionet.

(Kosova Sot Online)