Përfaqësusi i lartë në Bosnjë del komplet prej taktit, bërtet para gazetarëve

  • A.P /
  • 17 August 2022 - 21:19
Përfaqësusi i lartë në Bosnjë del komplet prej taktit, bërtet para gazetarëve

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, ka humbur tërësisht toruan sot në një konferencë për media para gazetarëve. Sipas medium boshnjak N1, Përfaqësuesi i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, gjatë vizitës së tij në Gorazhde, ka reaguar ashpër ndaj pyetjes së gazetares Adisa Imamoviq, nëse është i gatshëm të imponojë ndryshime në Ligjin Zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë, duke qenë se nuk ka marrëveshje politike. dhe për t’iu përgjigjur kritikave për deklaratat e tij në lidhje me mospërfaqësimin e kroatëve dhe nevojën për ta ndryshuar atë.

“Kam parë mjaftueshëm! Pyetni politikanët se çfarë po bëjnë, të gjithë fajësojnë të tjerët”, tha ai duke bërtitur.

“Së pari, të jem shumë i qartë, nuk i kam thënë askujt në Sarajevë apo askund tjetër se do ta ndryshoj Ligjin Zgjedhor, sepse pas 15 vitesh politikanët në këtë vend nuk mund ta ndryshonin ligjin. Ju lutem pyesni se çfarë po bëjnë! jam ngopur me këtë situatë në Bosnjë dhe Hercegovinë ku të gjithë ia hedhin fajin të tjerëve! Miq nuk është si të shkosh në Europë! Duhet të ulesh. Pse nuk arritën një marrëveshje në Butmir. Pse nuk ranë dakord për paketën e prillit? Pse nuk miratuan asnjë zgjidhje?” , tha Schmidt duke bërtitur.

Ai theksoi se është i ngopur me situatën në të cilën “të gjithë pretendojnë se tjetri duhet ta bëjë këtë”.

“Harrojeni, punoni dhe uluni bashkë! Këta njerëz këtu meritojnë të punojnë politikanët që kanë zgjedhur dhe jo vetëm të ankohen! Ky është problemi kryesor! Dhe kur them për Federatën e BeH-së, e cila ka katër vjet që nuk funksionon, ka katër vjet që nuk ka qeveri, se dua ta zhbllokoj, ndoshta disa nuk do të jenë të kënaqur, përfshirë presidentin e Federatës së BeH-së. . Ai më dërgoi një letër ku pretendonte se nuk mund të punoja jashtë Marrëveshjes së Dejtonit. Ju mund të keni një kuptim për këtë. Unë jam një person i duruar, por këto ofendime janë kaq të çmendura, sa çuditem se çfarë po ndodh, çfarë po bëj, thjesht po e zhbllokoj këtë vend”, theksoi Schmidt i mërzitur.

(Kosova Sot Online)