Aksioni i KEDS-it kundër keqpërdoruesve: Si po e vjedhin rrymën qytetarët

  • A.P /
  • 17 August 2022 - 22:13
Aksioni i KEDS-it kundër keqpërdoruesve: Si po e vjedhin rrymën qytetarët

Gjatë aksionit të KEDS-it, është identifikuar një biznes që kishte vjedhur energjinë elektrike në Gllamnik të Podujevës. Dy raste tjera të dyshimta në Komoran të Drenasit.

Po bëhen gati për ta kryer një aksion.

Departamenti për Kontrollin e Humbjes në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka mobilizuar ekipet për t’i identifikuar personat që vjedhin energjinë elektrike.

Për t’i shmangur incidentet, në hapësirat e objektit të KEDS-it zbarkuan edhe forcat e Njësisë Speciale.

Destinacioni i tyre i parë ishte fshati Gllamnik i Podujevës.

Punëtorët e KEDS-it bashkë me forcat policore u nisën drejt njehsorit në objektin e një biznesi.

Me të parë lidhjen e kabllove elektrike u konfirmua se këtu ka devijim.

Dikush tjetër po përgatiste raportin për rastin.

Por si ka ndodhur vjedhja e rrymës në këtë rast ka treguar Fatos Çeku, koordinator regjional i kontrollimit të humbjes.

I pakënaqur me këtë veprim të KEDS-it u shpreh pronari i këtij biznesi.

Përveç në Podujevë, dy raste të dyshimta u identifikuan në fshatin Komoran në Drenas.

Mirëpo, pas kontrollit, ekipet erdhën në përfundim se te këto biznese nuk pati keqpërdorime.

Në të njëjtin fshat, vazhduan aktivitetet e ekipeve.

Veçse, diku tjetër hasën në vështirësi.

Si përfundim dyshimet edhe në këtë rast nuk dolën të sakta.

Zëdhënësja në KEDS, Margarita Rashiti ka treguar që aksione të tilla janë duke u ndërmarrë tash e sa ditë.

Sipas saj, veprime të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Këto aktivitete u planifikuan nga kjo kompani si formë për të kursyer energjinë elektrike.

(Kosova Sot Online)