Flet dëshmitari: Ja si ndodhi aksidenti në Pejë ku vdiq 17 vjeçari

  • A.P /
  • 17 August 2022 - 22:17
Flet dëshmitari: Ja si ndodhi aksidenti në Pejë ku vdiq 17 vjeçari

Pos të riut nga Shushica e Istogut që vdiq në vetaksident, u lëndua edhe një 19 vjecar. Shoqëria civile alarmon për numrin e aksidenteve në Pejë.

Është një nga rrugët më të ngarkuara me vetura.

Megjithatë, të martën nuk ishin automjetet shkaku i një aksidenti që përfundoi me fatalitet, këtu në Qyshk të Pejës.

17 vjeçari Fatlind Jaha nga Shushica e Istogut, u vetaksidentua derisa po ngiste motoçikletën.

Një ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, një nga dëshmitarët tregon  se si ndodhi aksidenti.

Në këtë rast lëndime mori edhe një 19 vjeçar, bashkudhëtar i të riut që vdiq. 

Shoqëria Civile në këtë Komunë alarmon për numrin e madh të aksidenteve që kanë ndodhur këtë vit.

Sipas tij institucionet duhet të punojnë më shumë për vetëdijësimin e qytetarëve.

Varrimi i 17 vjeçarit u bë të mërkurën në Shushicë të Istogut.

(Kosova Sot Online)