Atentati me 2 të vrarë, dalin pamjet: Makina shoshë nga plumbat përfundoi në kanal

  • E.K /
  • 18 August 2022 - 10:48
Atentati me 2 të vrarë, dalin pamjet: Makina shoshë nga plumbat përfundoi në kanal

Këto janë pamjet e atentatit me 2 të vrarë në Vlorë.

Ngjarja e rëndë kriminale duket se ishte e mirëorganizuar. Viktimat udhëtonin me një automjet “BClass Benzz” kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje në autostradën e Vlorës pranë mbikalimit të Panajasë.

Për pasojë, mjeti i viktimave ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Identiteti i të vrarëve nuk dihet ende. E vetmja gjurmë që mund të çojë drejt autorëve është një makinë e gjetur e djegur në Frakull të Fierit.

Mësohet se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.

Dyshohet se autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për të zbardhur krimin. 

(Kosova Sot Online)