Brenda 24 orëve arrestohen 5 persona në Pejë e Klinë për armë e narkotikë

  • E.K /
  • 18 August 2022 - 11:43
Brenda 24 orëve arrestohen 5 persona në Pejë e Klinë për armë e narkotikë

Gjatë 24 orëve të fundit, stacionet Policore në Pejё dhe Klinё, kanë arrestuar persona pёr vepra tё ndryshme penale.

Policia njofton se stacioni Policor Pejё, dje rreth orёs 14:00, ёshtё njoftuar pёr tё shtёna me armё ne fshatin Shtupeq i madh –Rugovё, “Policia menjëherë iu ёshtё përgjigjur vendit tё ngjarjёs, me autorizimin e prokurorit tё shtetit ёshtё bёrё bastisja e shtёpive dhe objekteve pёrcjellёse, gjatё bastisjёs i dyshuari i dytё ka penguar personat zyrtar nё kryerjen e detyrёs zyrtare, i njëjti ёshtё arrestuar pasi qe ka kryer vepёr penale”.

“Stacioni Policor Klinё, rreth orёs 22:00, ёshtё njoftuar se nё fshatin Rixhevё, nё njё aheng ka tё shtёna me armё, patrolla se bashku me Njёsinё pёr Reagim tё Shpejtё (NJRSH), i ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs, nga personi i dyshuar ёshtё sekuestruar arma, dhe i njejti ёshtё arrestuar.

Stacioni Policor Pejё, rreth orёs 23:55, ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Enver Hadri”, ka tё shtёna me armё,  njёsitet relevante menjёhere janё pёrgjigjur rastit, ёshtё arrestuar personi i dyshuar tek i cili ёshtё gjetur arma me tё cilёn dyshohet se ka shtёnё, tek i dyshuari tjetёr gjatё kontrollit ёshtё gjetur dhe konfiskuar njё sasi e substancёs sё dyshuar narkotike (marihuanё), i dyshuari ёshtё arrestuar”, njofton policia.

Tek personat  e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar: “Një (1) Armё pistoletë e tipit Zoraki, Njё (1) Karikator të së njëjtës armë, Një (1)  Armё pistoletë e tipit ISS cal 9mm, Tridhjetё e dy (32)  fishekё tё cal 9mm, Dy (2) gёzhoja, Pesё (5) gёzhoja cal. 7.62x25mm dhe substancё e dyshuar (marihuanё)”

Me vendim tё prokurorit tё shtetit pas intervistimit, tre nga personat e dyshuar dёrgohen nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa dy janё liruar nё procedurё të rregullt.

(Kosova Sot Online)