Takimi në Bruksel, Vuçiqi i mrrolur publikon fotografinë me Kurtin Borellin e Lajçakun

  • E.K /
  • 18 August 2022 - 11:46
Takimi në Bruksel, Vuçiqi i mrrolur publikon fotografinë me Kurtin Borellin e Lajçakun

Ka nisur takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit ka publikuar fotografi nga salla e takimit, aty ndërmjetësues janë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Po ashtu edhe Komisioni Evropian ka publikuar video nga nisja e takimit Kurti – Vuçiq.

Të dytë krerët e shteteve të Kosovës dhe Serbisë, kishin takime një ditë më herët me përfaqësues të SHBA-ve, NATO-së dhe BE-së.

(Kosova Sot Online)