Dalin pamjet nga takimi në Bruksel, Kurti e Vuçiq nuk përshëndeten as nuk shihen në sy

  • E.K /
  • 18 August 2022 - 11:57
Dalin pamjet nga takimi në Bruksel, Kurti e Vuçiq nuk përshëndeten as nuk shihen në sy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq janë po e zhvillojnë takimin e tretë në Bruksel.

Pamje nga fillimi i takimit janë publikuar nga Bashkimi Europian. Fillimisht, kryediplomomati europian, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak ulen në tavolinë, ndërsa më pas aty shkon fillimisht Kurti e më pas Vuçiqi.

Kurti dhe Vuçiq nuk përshëndeten, ndërsa ulen njëkohësisht përballë njëri-tjetrit.

Bashkimi Europian planifikon që këtë takim ta fokusojë në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

BE ka njoftuar se gjatë këtij takimi do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.

Për këtë takim, Borrell i thirri Kurtin dhe Vuçiqin pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës në fund të korrikut.

https://audiovisual.ec.europa.eu/en/video/I-229151?&lg=INT

(Kosova Sot Online)