Parashikimi i motit për dy ditë, temperaturat deri në 37 gradë

  • E.K /
  • 18 August 2022 - 15:33
Parashikimi i motit për dy ditë, temperaturat deri në 37 gradë

Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë ekstrem lartë. Gjatë vikendit parashihen kushte tjera meteorologjike, kjo si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Në shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike.

Reshjet parashihen të vijnë gjatë natës së premtes, për të vazhduar edhe gjatë vikendit në periudha të ndryshme kohore.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

(Kosova Sot Online)