Hovenier viziton Manastirin e Graçanicës: Çdo kosovar duhet të adhurojë pa u diskriminuar

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 16:06
Hovenier viziton Manastirin e Graçanicës: Çdo kosovar duhet të adhurojë pa u diskriminuar

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, sot ka qëndruar për vizitë në Manastirin e Graçanicës ku ka folur për diversitetin fetar dhe trashëgiminë kulturore.

“Kënaqësi ta shihja përsëri peshkopin Teodosije dhe ta vizitoja Manastirin e Graçanicës sot. Ne vazhduam diskutimin tonë për të siguruar që çdo kosovar mund të adhurojë pa u diskriminuar. Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal që duhet të ushqehet në çdo demokraci moderne multietnike”, ka shkruar Hovenier.

Vizita e Hovenier në Graçanicë vjen në kohën kur në Bruksel po mbahen takime të gjatë të dialogut në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak. 

(Kosova Sot Online)