Moti i keq godet shtetin, dy të vdekur

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 16:39
Moti i keq godet shtetin, dy të vdekur

Vala e motit të keq që preku Italinë veriore dhe qendrore shkaktoi dy të vdekur në rajonin e Toskanës, si dhe dëme të mëdha.

Një grua dhe një burrë u goditën nga trungjet e pemëve gjatë reshjeve në zonat Lucca dhe Carrara.

Në LuccA tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një pjesë e çatisë së një shtëpie private është shkëputur dhe ka rënë në trotuar nga era e fortë.

Në të gjithë rajonin e Toskanës ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, ndërsa edhe në rajonin e Ligurias, në Genova, shpejtësia e erës i ka kaluar 140 kilometra në orë. 

(Kosova Sot Online)