Vuçiq: Mezi pres të kthehem në Serbi, ishte ditë e vështirë

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 20:12
Vuçiq: Mezi pres të kthehem në Serbi, ishte ditë e vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dalë para qytetarëve të Serbisë me një video në Instagram, duke i informuar për ecuritë e sotshme në Bruksel pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq, në stilin e tij të njohur prej dramatizuesi, ka thënë se kjo ishte një ditë e vështirë për Serbinë, duke shtuar se nuk mund të thotë nëse përpjekjet ishin të suksesshme.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, një ditë e vështirë lamë pas nesh. Ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin. Nuk mund të them nëse përfunduar me sukses”, ka theksuar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)