Kurti dhe Vuçiç, pro normalizimit të marrëdhënieve, janë gati të takohen rregullisht

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 20:30
Kurti dhe Vuçiç, pro normalizimit të marrëdhënieve, janë gati të takohen rregullisht

Për Bashkimin Europian raundi i tretë i nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd nuk ka mbaruar dhe nuk quhet i mbyllur deri sa të gjendet marrëveshje për çështje që kanë marrë urgjencë nga aktualiteti i tensionuar në veri tê Kosovës.

Bashkimi Europian po qëndron dhe do jetë në kontakt me delegacionin e Kosovës dhe Serbisë me shumë kanale komunikimi. Burime zyrtare të Bashkimit Europian kanë dhënë detaje mbi takimet dypalëshe dhe trepalëshe që janë zhvilluar midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrel.

 

Këto burime kanë konfirmuar për ABC, se pjesa e parë e takimeve i është përkushtuar vizionit që kanë shpalosur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbi domethënien e normalizimit të marrëdhënieve midis tyre. Edhe pse ka diferenca midis vizioneve, Bashkimi Europian e konsideron me vlerë këtë shpalosje të vizionit të dy palëve, pasi ky shkëmbim vendos piketat e një tabloje të madhe mbi atë, çfarë duhet të përmajë marrëveshja përfundimtare gjithpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme midis Kosovës dhe Serbisë.

“Të dy liderët kanë diskutuar se çdo të thotë normalizimi i marrëdhënieve për ta, cilat janë elementet që duhet të diskutohen për të arritur aty. Eshtë hera e parë që zhvillohet një diskutim i tillë dhe ishte një diskutim i mirë”.

(Kosova Sot Online)