Bajçinovci këshillon delegacionin në Bruksel: Mos të largohemi nga këto dy pika, do të ishte degradim

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 21:20
Bajçinovci këshillon delegacionin në Bruksel: Mos të largohemi nga këto dy pika, do të ishte degradim

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci ka thënë se Kosova nuk duhet të heq dorë nga kërkesat për njohje reciproke dhe parimi i reciprociteti në negociata me Serbinë.

Bajçinovci ka bërë edhe një karahasim që lidhet me përfaqësimin e Kosovës në Bruksel me qeveritë e kaluara dhe aktuales, duke thënë se në kohën e dialogut teknik në qendër ishte projekti për ndarjen e Kosovës.

Kur thonë që kemi degraduar nga dialogu politik në dialog teknik, vetëm ta kemi parasysh që dialogu politik që kishim para disa viteve në qendër kishte projektin e ndarjes së Kosovës dhe amnistimin e krimeve të luftës. Ndërkaq sot po flasim për nevojën e padiskutueshme për njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes dhe respektimin e parimit të reciprocitetit. Në fakt, largimi nga këto dy të fundit do të ishte degradim”, ka shkruar deputeti.

(Kosova Sot Online)