‘E sulmova sepse ofendoi Islamin’, rrëfehet agresori i Salman Rushdie

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 21:32
‘E sulmova sepse ofendoi Islamin’, rrëfehet agresori i Salman Rushdie

Personi i akuzuar për sulmin ndaj shkrimtarit, Salman Rushdie ka deklaruar se ka lexuar vetëm dy faqe të librit të kontestuar të autorit, “Vargjet Satanike”.

Hadi Matar, 24 vjeç, është vetëdeklaruar i pafajshëm nga akuzat me të cilat përballet pas sulmit të javës së kaluar në Nju Jork, ku Rushdie mbeti i plagosur.

Në një intervistë të dhënë nga qelia për “New York Post”, Matar është shprehur se e kishte sulmuar shkrimtarin me argumentin se është një person që ka ofenduar Islamin.

“Nuk më pëlqen ai njeri dhe nuk mendoj se është një njeri i mirë. Ai është dikush që ka sulmuar Islamin, ka sulmuar një besim”, ka thënë agresori.

(Kosova Sot Online)