Festa e çmendur që zgjoi reagime, kryeministrja finlandeze do t’i nënshtrohet testit të drogës

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 21:35
Festa e çmendur që zgjoi reagime, kryeministrja finlandeze do t’i nënshtrohet testit të drogës

Videot nga festa e çmendur i kanë kushtuar shumë kryeministres finlandeze Sanna Marin. Shumë e akuzojnë për shthurje, kurse të tjerë për përdorim të lëndëve narkotike, ndërsa ajo ka pranuar së fundmi që të bëjë testin e drogës për t’i mbyllur gojën kritikëve.

“Nuk kam asgjë për të fshehur. Unë nuk kam përdorur drogë dhe për këtë arsye nuk e kam problem të bëj një test,” i tha shtypit Sana Marin nga Partia Social Demokrate (SDP).

Videoja ku shihet kryeministrja duke kërcyer e papërmbajtur me një grup njerëzish është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe është marrë nga disa media.

(Kosova Sot Online)