Përfundon takimet në Bruksel, Kurti është nisur për Kosovë

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 21:51
Përfundon takimet në Bruksel, Kurti është nisur për Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur drejt Kosovës pas takimeve që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Me informacionet që kemi, kryeministri i Kosovës është nisur drejt aeroportit dhe në këtë moment duhet të jetë duke udhëtuar dhe sipas gjasave e njëjta gjë thuhet edhe për Vuçiq.

BE ka thënë se ka pasur dy pjesë të rëndësishme të takimit, ku në pjesën e parë është diskutuar për vizionin e secilës palë mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pra se si e shohin Kosova e Serbia normalizimin, cilat janë pikat që mund të diskutohet e si mund të shkohet deri të ky normalizim.

(Kosova Sot Online)