Vdiq nga goditja në tru 29 vjeçarja që u bë nënë – dhuroi donacion organet e saj

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 22:25
Vdiq nga goditja në tru 29 vjeçarja që u bë nënë – dhuroi donacion organet e saj

Një burrë ka mbetur totalisht i pikëlluar nga dhimbja, pas vdekjes së gruas së tij nga një goditje në tru, gjashtë muaj pasi ata pritën fëmijën e tyre të parë

Shannon Sime, një parukiere nga Britania, i cili është duke jetuar në Gold Coast të Australisë, pasoi një goditje në tru më 5 gusht dhe fatkeqësisht ajo e humbi jetën tri ditë më vonë.

Si akt të fundit të saj final, zonja Sime dhuroi organet e saj duke u bërë kështu potencialisht një person që do të shpëtojë jetën e pesë njerëzve.

Një personit, tashmë, i është dhuruar zemra e Simes 24 orë pasi që ajo kishte ndërruar jetë.

Ajo dhe burri i saj Scott sapo kishin pritur vajzën e tyre të parë në jetë, të cilën e quajtën Harlow, e që bëri që burri i saj dhe babai i vajzës të jetë aq i mërzitur, gjë që ai e shpreh këtë çdo ditë duke e rritur vajzën i vetëm.

(Kosova Sot Online)