Dhunohet një e mitur në Rahovec, Policia arreston të miturin

  • E.K /
  • 19 August 2022 - 08:43
Dhunohet një e mitur në Rahovec, Policia arreston të miturin

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një vajzë e mitur është dhunuar nga një i mitur.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rahovec 17.08.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar nën dyshimin se kishte dhunuar viktimën e mitur femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara do të dërgohet në ekzaminim mjekësor”, bën të ditur raporti.

(Kosova Sot Online)