Shqiptari i vrarë në Itali i njohur dhe në botën e prostitucionit

  • E.K /
  • 19 August 2022 - 12:27
Shqiptari i vrarë në Itali i njohur dhe në botën e prostitucionit

Mbrëmjen e së enjtes në 36-vjeçar shqiptar humbi jetën në Pisa të Italisë, pasi u qëllua me armë nga dy persona.

Sipas mediave italiane, viktima ishte i njohur për autoritet pasi ka patur precedent të mëparshëm penal në disa fusha, ku ndër të tjera përmenden krimet në botën e prostitucioni dhe një vrasje para 8 vitesh në Shqipëri.

Policia italiane po mundohet të analizojë kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonën ku ndodhi vrasja në përpjekje për të ndërtuar dinamikën e krimit si dhe për të identifikuar autorët e vrasjes.

E shkuara e errët e shqiptarit është pista ku janë fokusuar hetuesit, por nuk përjashtohet as ndonjë konflikt i çastit.

(Kosova Sot Online)