Gruaja e denoncon burrin për dhunë psikike, llapjani përfundon në ndalim policor

  • G.G /
  • 19 August 2022 - 13:37
Gruaja e denoncon burrin për dhunë psikike, llapjani përfundon në ndalim policor

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në fshatin Barainë të komunës së Podujevës, ku një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj.

Sinjali mëson se ajo ka deklaruar se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Këtë deklaratë e mbështeti edhe i biri i çiftit, i cili tha se babai i tij ushtron dhunë psikike ndaj nënës.

Me të marrë informatën, njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar të cilin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervstim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)