'Po u pengon fakti se jam shqiptar', reagon Stirkoviç: Po na ngarkoni me urrejtje nacionale, tërhiqeni deklaratën

  • E.K /
  • 19 August 2022 - 14:35
'Po u pengon fakti se jam shqiptar', reagon Stirkoviç: Po na ngarkoni me urrejtje nacionale, tërhiqeni deklaratën

Derisa në kuvendin e Malit të Zi po diskutohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Abazoviqit, ky i fundit doli me një deklaratë ku tha se DPS’së dhe inciuesve të mosbesimit po u pengon “fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar].”

Ndaj kësaj deklarate të Abazoviqit ka reaguar Adnan Strikoviç nga Partia Socialdemokrate e Malit të Zi.

Ky tha se kjo deklaratë po i ngarkon ata me urrejtje nacionale derisa shtoi se është “përtej nivelit tim të paramendoni se unë i urrej shqiptarët”.

“Deklarata e juaj sot me goditi si qenie njerëzore, sepse na ngarkove me urrejtje nacionale, dhe se unë qenkam bashkuar në atë urrejtje. Për mua, si boshnjak, si mysliman, të paramendoni se i urrej shqiptarët, mendoj se është përtej nivelit tim. Kjo meriton që t’ju leksionin dhe të kërkoni falje. Ju lutem dilni dhe tërhiqeni atë deklaratë”, tha Stirkoviç.

(Kosova Sot Online)