Vogëlushja nëntëmuajshe me kancer të syrit, familja në shok, e zbuloi vonë

  • E.K /
  • 19 August 2022 - 15:08
Vogëlushja nëntëmuajshe me kancer të syrit, familja në shok, e zbuloi vonë

Orla Kearney u diagnostikua me retinoblastoma, kancer në sy, pasi babai Thomas Kearney dhe mamaja Morgan Gillan vunë re se ajo kishte shikimin e dobësuar dhe vendosën ta kontrollonin atë.

Orla Kearney, e cila u diagnostikua në qershor, ka kaluar më shumë kohë në spital duke marrë trajtim sesa në shtëpi kohët e fundit, shkruan Mirror.

E vogla, e cila do të festojë ditëlindjen e saj të parë më 29 gusht, që nga koha kur iu zbulua kanceri ka qëndruar në spital.

Në një përpjekje për të treguar mbështetjen e tyre dhe për t’u kujdesur për Orlën, gjyshja e saj Angela dhe kushërirat Susan dhe Gill kanë dhuruar gjak – dhe po u bëjnë thirrje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Angela tha: “Kur Orla u diagnostikua ne ishim në shok. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Kohët e fundit ajo ka kaluar më shumë kohë në spital sesa në shtëpi. Asaj i është dashur infuzione të trombociteve, transfuzion gjaku dhe antibiotikë. Ne si familje vendosëm që për nder të saj të dhurojmë gjak. Vetë, vajza ime Susan dhe motra ime Gill dhanë gjak”.

(Kosova Sot Online