E tmerrshme, gazetarit nga Kosova i ndalet rryma në ashensor: Diqa prej t’nxehtit/Mos t’lashte Zoti pa kojshi

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 17:00
E tmerrshme, gazetarit nga Kosova i ndalet rryma në ashensor: Diqa prej t’nxehtit/Mos t’lashte Zoti pa kojshi

Reduktimet me rrymë në Kosovë, për të cilat shumë ankohen se po ndodhin pa paralajmërim, zënë qytetarët të papërgatitur. Bashkim Vishaj ishte në ashensor kur i është ndalur rryma.

Përmes postimeve në rrjete sociale, tregohen vështirësitë që po ua krijon qytetarvëve ndalja e rrymës. Gazetari i RTK-së, Bashkim Vishaj, ka publikuar një vidoeo, ku tregon se ka mbetur në lift.

Ai ka shkruar se është ndalur rryma në objektin, ku ai po lëvizte me ashensor dhe ka mbetur i ngujuar aty.

Në video dëgjohet dikush nga jashtë që provon ta nxjerrë atë nga ashensori.

“Qito nuk ja du askujt, me mbet ne lift ne 37C, tmerr! Mos t’lashte Zoti pa kojshi”, ka shkruar Vishaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)