Vuçiq të dielën takon serbët e Kosovës/A do t'i jep leje Kurti!

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 23:05
Vuçiq të dielën takon serbët e Kosovës/A do t'i jep leje Kurti!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet të dielën, më 21 gusht, me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, duke përfshirë kryetarët e komunave veriore, përfaqësuesit e Listës Serbe dhe drejtorët e spitaleve në veri.

Pas këtij takimi, diku rreth orës 13 e 30, Vuçiq do t’i drejtohet serbëve përmes një fjalimi televiziv.

Takimi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të mbahet në orën 11 në Pallatin “Serbia”.

Ky takim pason bisedimet që dje u zhvilluan në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiqit.

Këto bisedime rezultuan pa asnjë marrëveshje lidhur me targat dhe dokumentet e identifikimit. Kosova planifikon që më 1 shtator të fillojë implementimin e vendimit për targa dhe ID-të, mirëpo Vuçiq ka thënë se kjo nuk do të lejohet.

Po ashtu Vuçiq ka thënë se ditë të vështira e presin Serbinë dhe serbët në përgjithësi, por pa sqaruar se çfarë nënkupton kjo.

(Kosova Sot Online)