Berjani: Lëvizjet e mëdha në bursë i kanë lënë çmimet e naftës konstante tek ne

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 23:00
Berjani: Lëvizjet e mëdha në bursë i kanë lënë çmimet e naftës konstante tek ne

Ditët e fundit ka pasur rënie të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Por kjo nuk ka reflektuar ende në Kosovë.

Për kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, çmimet nuk kanë lëvizur për ditë të tëra ngase në bursë ka ulje-ngritje të shpeshta.

“Çmimet janë konstante në tregun vendor. S’mund të parashikojmë çmime sepse po ka lëvizje në berzë”, është shprehur ai për emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

“Mbesim me shpresë për një rënie të lehtë”.

Më tej Berjani ka thënë se qeveria ka bërë mirë që është tërhequr nga vendimi për vendosjen e çmimit tavan.

“Kosova është treg i hapur”.


(Kosova Sot Online)