Fronti Demokratik pro serb i gatshëm t’i ndihmojë Abazoviqit për riformatimin e Qeverisë

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 21:23
Fronti Demokratik pro serb i gatshëm t’i ndihmojë Abazoviqit për riformatimin e Qeverisë

Koalicioni i ‘Crno na Belo’ e Dritan Abazovic dhe Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi kanë dalë me propozim të ri-formatizimit të qeverisë së Malit të Zi.

Abazovic ia  bërë thirrje të gjitha partive malazeze, përjashto ata që thirrën sot mocionin e votëbesimit për qeverinë e tij, partia e presidentit malazias Djukanovic DPS, partisë liberale, socialdemokratët dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Nga partia pro-serbe Fronti Demokratik Andrija Mandic në Kuvend e Malit të Zi që ka rifilluar punën tregoi se kanë marrë propozimin e riformatizimit dhe u pajtua me të duke njoftuar se e mbështesin me 20 deputetët e partisë së tij, transmeton Metro.

“Ky dokument përmban edhe gjëra që s’na pëlqejnë. Por sa i përket FD’së, deputetët tanë janë të gatshëm dhe munden ta nënshkruajnë menjëherë. Do t’i keni nënshrkimet tona, qëndrojmë fuqishëm rreth marrëveshjes së 30 gushtit”.

Deputeti i partisë Demokrata Momo Koprivica njoftoi se ky dokument, më shumë një pamflet e cilësoi, është i papranueshëm.

(Kosova Sot Online)