Ndërtimi i Memorialit të 11 shtatorit në Pejë – Rotary Club Peja pritet nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 22:41
Ndërtimi i Memorialit të 11 shtatorit në Pejë – Rotary Club Peja pritet nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Afaristi i njohur Nehat Devolli, Neshad e Arbër Asllani nga Rotary Club Peja si dhe Isa Selimaj, të premten janë pritur nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë – kjo pas nismës për ndërtimin e Memorialit të 11 Shtatorit në Pejë.

Rotary Club Peja, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, ka falënderuar Ambasadën e SHBA-së për mikpritjen dhe gatishmërinë për të punuar së bashku në Inaugurimin e  këtij Memoriali në Komunën e Pejës.

Sipas RCP-së, për të ndërtuar një Memorial të tillë është kërkuar të një artefakti autentik të metalit nga Kullat Binjake pa të cilin ky Memorial nuk do të mund të ndërtohej – i cili është gjetur.

“Kemi pasur fatin të gjejmë dhe të pranojmë një artefakt të tillë dhuratë nga Fire Department of New York (FDNY)”, thuhet në njoftim.

Rotary Club Peja, ka falënderuar Nehat Devollin për inicimin e këtij projekti të rëndësishëm të miqësisë me SHBA-në, përkrahjen e pa rezervë të të gjithë anëtarëve të Rotary Club Peja.

Po ashtu falëndërim edhe për kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri për pëlqimin e dhënë Rotary Club Pejës, për ndërtimin e këtij Memoriali në shëtitoren e re afër urës së Gurit dhe buzë Lumit të Lumbardhit.

“Një falënderim për Isa Selimaj dhe Elsa Group për gatishmërinë e tyre për të ndërtuar këtë Memorial dhe MID. Arion Kabashi dhe Immigrand Studio për dizajnin unik të këtij Memoriali të veçantë për vendin tonë”, thuhet në fund.

(Kosova Sot Online)