Parlamenti malazez me 50 vota pro e rrëzon Qeverinë e Dritan Abazoviqit

  • A.P /
  • 20 August 2022 - 07:00
Parlamenti malazez me 50 vota pro e rrëzon Qeverinë e Dritan Abazoviqit

Është rrëzuar nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. 50 deputetë votuan pro shkarkimit të Qeverisë së tij, raporton Vijesti.

Seanca e sotme ka zgjatur gati 13 orë kur ka pasur debat të ashpër mes Abazoviqit dhe opozitës.

Ai ka thënë se “duan ta rrëzojnë për faktin se është shqiptar”.

Por mocioni i mosbesimit erdhi, pasi Abazoviq më 3 gusht e kishte nënshkruar një marrëveshje me Kishë Ortodokse Serbe.

Pas kësaj, Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi e kishte nisur iniciaticën për rrëzimin e tij.

Për shkarkimin  e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm, kundër ka votuar kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjurovic (PKSH). Deputeti shqiptar Genc Nimanbegu nuk ka votuar.

Gjatë këtij votimi nuk kanë marrë pjesë deputetet e Frontit Demokratik, Partisë Popullore Socialiste si dhe koalicionit “ E zeza në të bardhë” si dhe deputeti i Demos, Miodrag Lekiq.

Pro mosbesimit kanë votuar 50 deputetë të Partisë Demokratike dhe Socialiste (DPS), Partisë Socialdemokrate (SDP), Socialdemokratëve (SD), Partisë Liberale (LP), Partisë Boshnjake (BS), Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Prava e Malit të Zi votuan për shkarkimin e kabinetit të Abazoviqit. Ministrat në qeveri janë SDP dhe Bs.

Iniciativën për votëbesimin e Qeverisë e kanë dorëzuar paraprakisht 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, PS, Socialdemokratëve, Partisë Liberale dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve.

Si erdhi deri të rrëzimi i Qeverisë së Abazovicit

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, erdhi si është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.

Iniciatorët po ashtu kanë vlerësuar se Qeveria ka pasur detyrë prioritare reformimin e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, ashtu që të përshpejtohet procesi i integrimit evropian.

“Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Abazoviqit, që rezulton në rritje të tensioneve në shoqëri, dhe humbje potencialisht të pariparueshme të kohës për përmbushje të obligimeve nga agjenda jonë evropiane, Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj”, është thënë në iniciativë.

Fillimisht u tha së për rrëzimin e Qeverisë janë 36 deputetë të shumicës parlamentare, të udhëhequr nga Partia e Gjukanoviqit, e cila i ka dhënë më parë mbështetje pakicës së kryeministrit Abazoviq.

(Kosova Sot Online)