Lexoni edhe:
Putin lejon misionin e Agjencisë Bërthamore në Zaporizhzhia
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka thënë se kanën nënshkruar katër kontratat për trajtimin e qenve endacak. Musliu ka paralajmëruar se Komuna do të bëjë blerjen e cipave që do tu vendosen qeneve. Kjo sipas tij, me qëllim që të identifikohen, ngase thotë se po vijnë qenë edhe nga komuna e tjera. Poashtu ai shtoi për trajtimin e qenve endacak do të vihet në funksion edhe strehimorja regjionale e cila do të jetë gati vitin tjetër. “Sa i përket qeneve endacak kemi nënshkruar katër kontrata. Kemi 4 llote për trajtimin e qenve endacak. Dy të tjera janë në vlerësim dhe i fundit ka të bëjë me blerjen e çipave. Qentë e kryeqytetit do t’i vendoset çipi me qëllim me pa që janë qenë të kryeqytet sepse me apo pa qëllim qentë po vine nga komuna tjera”.
Putin lejon misionin e Agjencisë Bërthamore në ZaporizhzhiaLexoni edhe:
“Tani edhe me iniciativë të kryetarit menduam të reagojmë me katër operator. Si master-plan për trajtimin e qenve endacak është edhe strehimorja në Prishtinë që mendohet të bëhet pastaj strehimorja regjionale e cila do të bëhet vitin tjetër”, tha Musliu.
Ai tha se problemet më të mëdha e kanë pasur me ndërmarrjen “Pastrimi”, duke e shkarkuar edhe kryeshefin e kësaj kompanie për mos kryerjen e detyrave.
Mes tjerash, Musliu potencoi se paguajnë 4 milionë euro në vit për grumbullim të mbeturinave prandaj edhe do të merren më këtë ndërmarrje, raporton EO.
“Problemet që kemi pasur i kemi trashëguar me ndërmarrjen Pastrimi. Së fundmi kemi marrë një vendim dhe kemi shkarkuar kryeshefin për shkak të kësaj performance. Ne paguajmë 4 milionë euro në vit për shërbim për grumbullim të mbeturinave. Komuna merr përsipër edhe inkasimin që ndërmarrje të mos penalizohet”.
“Deponia disa herë i ka mbyll dyert për ndërmarrjen Pastrimi për shkak të borxhit që nuk ka mbërritur të paguajë. Tash jemi duke bërë riorganizim të ndërmarrjes. Pjesa urbane është duke ecur më mirë sa i përket stabilizimit”, tha ai.
(Kosova Sot Online )