Mbrojtësja ndau në dysh makinën, pamje nga aksidenti me 2 viktima

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 09:44
Mbrojtësja ndau në dysh makinën, pamje nga aksidenti me 2 viktima

Këto janë pamjet e aksidentitme 2 viktima që ndodhi këtë të shtunë rreth orës 02:30 në aksin rrugor “Milot-Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze” të Rubikut.

Nga fotot që kanë mbërritur nga vendi i ngjarjes shihet si mbrojtjësja metalike ka përshkuar tej për tej makinën. Si duket përplasja e makinës me mbrojtëset metalike të rrugës ka qenë e fortë.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 2 pasagjerët që ndodheshin në makinë Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shoferi i makinës 35-vjeçari Marsel Bushi mbeti i plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për këtë aksident tragjik dyshohet se u bë humbja e kontrollit të makinës nga ana e 35-vjeçarit, në rrethana ende të paqarta.

(Kosova Sot Online)