Rrugës për në veri, Arianit Kocit i ndodh e papritura – nuk e ndihmon askush!

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 12:35
Rrugës për në veri, Arianit Kocit i ndodh e papritura – nuk e ndihmon askush!

Avokati Arianit Koci ka marrë rrugën me bicikletë për në veri të Kosovës.

Mirëpo, avokatit i ndodhi një e papritur, iu shpërthye goma dhe mbeti në rrugë.

Ai përmes një postimi në Facebook njoftoi se askush nuk u ndalua ta ndihmonte atë, ndonëse kaluan mbi mbi 50 kombi dhe kamioneta.

“Përndryshe, kam mbetur në rrugë në Greqi, Mal të Zi, Kroaci dhe Itali. Janë ndalë dhe më kanë pyetur se a kam nevojë për ndihme.

Këtu, në vendin tim, askush nuk ndalet.

Shpirtin e ngushtë e kemi.

Zatën, qysh e kemi shpirtin i kemi edhe punët”, u shpreh Koci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Mundemi me ja bërë qejfin vetës da të duam, por pa asnjë dilemë - jemi populli që më sa paku bëjmë mirë në Ballkan - së paku sa i përket ofrimit të ndihmës kur dikush ka defekt në rrugë.

Goma më është shpërthyer në bicikletë, rrugës për në veri të Kosovës - disa km prej Prishtinës.

Brenda një kohe të shkurtër, kaluan mbi 50 kombi dhe kamioneta. Shumica thatë. Kanë vend për mua dhe bicikletën.

Nuk ndalet askush. Hiç.

Disa madje ma ngrisin dorën. Demek po më përshëndesin.

Përndryshe, kam mbetur në rrugë në Greqi, Mal të Zi, Kroaci dhe Itali. Janë ndalë dhe më kanë pyetur se a kam nevojë për ndihme.

Këtu, në vendin tim, askush nuk ndalet.

Shpirtin e ngushtë e kemi.

Zatën, qysh e kemi shpirtin i kemi edhe punët.

P.s

E tash mjaft me teste sociale. Po e therras dikend me më marrë.

(Kosova Sot Online)