Del në ankand superjahti i parë i konfiskuar nga oligarku rus, “miku më i afërt” i Putinit

  • 20 August 2022 - 12:50
Del në ankand superjahti i parë i konfiskuar nga oligarku rus, “miku më i afërt” i Putinit

Një superjaht 65 milionë paund i një oligarku rus të goditur nga sanksionet do të dalë në ankand nga qeveria e Gjibraltarit të martën, duke u bërë e para nga anijet luksoze që do të shiten, raporton abcnews.al.

Ndaj qindra rusëve të pasur u vendosën kufizime pas pushtimit rus të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Megjithatë, Axioma 72.5 metra, nuk po shitet për të mirën e popullit ukrainas, por për një banë investimi amerikane, JP morgan, e cila pretendon se pronari miliarder i jahtit, Dmitry Pumpyansky, i detyrohet më shumë se 20 milionë dollarë (17 milionë £).

Anija, e cila ka gjashtë kabina luksoze për mysafirë, një pishinë, një dhomë kinemaje 3D, palestër, xhakuzi dhe një banjë u ndalua pasi u ankorua në Gjibraltar në mars.

Pumpyansky, pronari dhe kryetari i prodhuesit të tubave të çelikut OAO TMK, një furnizues i kompanisë ruse të energjisë në pronësi të Gazprom, iu nënshtuar sanksioneve nga Mbretëria e Bashkuar, BE dhe SHBA pas pushtimit të Ukrainës.

Mbretëria e Bashkuar tha se miliarderi, i cili zotëronte një pasuri prej 1.84 miliard paund, ishte një nga oligarkët “më të afërt me Putinin.”

Teksa dhjetëra superjahte të dyshuara se janë në pronësi të oligarkëve nën sanksion janë ndaluar ose konfiskuar në të gjithë botën, Axioma është e vetmja që është vënë në shitje.

Megjithatë, të ardhurat nuk do t’i paguhen popullit të Ukrainës. Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera kanë sugjeruar se pasuritë e oligarkut të sanksionuar mund të konfiskohen dhe të përdoren për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

https://www.youtube.com/watch?v=N21Kjh1UjDk

(Kosova Sot Online)