E rëndë: 35-vjeçarja në Gjakovë tenton të vetëvritet duke pirë domestos, dërgohet në spital

  • G.G /
  • 20 August 2022 - 13:08
E rëndë: 35-vjeçarja në Gjakovë tenton të vetëvritet duke pirë domestos, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Gjakovës, ku një grua ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj,

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një 35-vjeçare është dërguar atje nga familjarët e saj, pasi kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve ajo kishte konsumuar një sasi të preparateve higjienike (domestos), me qëllim që të kryejë vetëvrasje.

Stafi mjekësor ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

(Kosova Sot Online)