Largohet deponia ilegale me 30 mijë metër kub mbeturina në Hajvali të Prishtinës

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 17:28
Largohet deponia ilegale me 30 mijë metër kub mbeturina në Hajvali të Prishtinës

Komuna e Prishtinës këtë të shtunë ka larguar deponinë ilegale me mbi 300 mijë metër kub mbeturina në Hajvali.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.

“Edhe në ditë vikendi po vazhdojmë me aktivitete në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Sot në Hajvali përfunduam largimin e mbeturinave të krijuara nga kjo deponi ilegale (mbi 30,000 m3)”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Mes tjerash, ai shtoi se mbrojtja dhe kujdesi ndaj mjedisit, duhet të jetë qëllimi i gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi.

“Ta bëjmë Prishtinën qytet të pastër, gjelbër dhe të jetueshëm”.

(Kosova Sot Online)