Shtime: Burri tenton t’i marrë fëmijët me dhunë, arrestohet nga policia

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 17:49
Shtime: Burri tenton t’i marrë fëmijët me dhunë, arrestohet nga policia

Mbrëmë, rreth orës 23:40 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Ahmet Shtimja” në Shtime është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.S, mashkull shqiptar ,shtetas i Gjermanisë, i moshës 48 vjeçar, i cili pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me bashkëshorten e saj me inicialet H.S (F/K) e moshës 37 vjeçare, shkakton dhunë në familje duke tentuar ti marrë me dhunë dy fëmijët e tyre.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa viktima H.S kthehet te prindërit e saj.

Rasti është cilësuar ” Dhunë në familje”.

(Kosova Sot Online)