Rasti i ambasadorit Berishaj, test për qeverinë në luftën e pa kompromis kundër krimit

Rasti i ambasadorit Berishaj, test për qeverinë në luftën e pa kompromis kundër krimit

Hajrullah Tërnava

  • 22 August 2022 - 07:20

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Ky moment i kallëzimit penal ndaj Martin Berishës, është moment kur Qeveria duhet të vepron dhe shkarkon atë, për ta arsyetuar gjithë pakon ligjor për reformimin dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë, Fillimisht ligjin Vettiung për ta goditur krimin në sistemin e drejtësisë, Ligjin Konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, si dhe Ligjin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

-Një qeveri e cila dëshiron qa ta ushtroj mandatin e saj të plotë, duhet që ti jetësoj ligjet e saja në përpikëri dhe me veprime të përditshme, duke i luftuat të gjitha të këqijat e vendit, pavarësisht se për kënd bëhet fjalë, sepse të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, dhe një zbatim i ligjeve në përditshmëri është në interesin vital të qytetarëve. Nëse një qeveri pretendon dhe dëshiron të mbahet në mend si qeveri e suksesshme, që populli do ta mbaj në mendje, dhe si të tillë prapë ta mbështes në zgjedhjet e radhës, që të ja jep votën për qeverisje të mëtutjeshme, duhet të jetë shumë serioze në luftimin e të gjitha abuzimeve me ligjin, e sidomos kur bëhet fjalë për personelin zyrtar që është pjesë përbërëse e kabinetit qeveritar. Prandaj nëse vepra kriminale kryejnë edhe strukturat e larta politike, ato duhen të ndëshkohen pa marr parasysh pozitat e tyre, sepse populli donë qeverisje të pastër, prandaj si të tillë e vlerësojnë atë qeveri nëse ajo vepron në baza ligjore pa dallim dhe pa kursim.

Edhe kallëzimi penal nga Agjencioni Kundër Korrupsion, kundër ambasadorit të Kosovës Martin Berisha, për fshehje dhe mos deklarim të plotë të pasurisë, është një test serioz për Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti, që të ndërmerr masa përgjegjësie edhe me shkarkimin e tij nga kjo pozitë, për ta ruajtur imazhin e një qeverie që e mban fjalën kur është problemi te përgjegjësia dhe llogaridhënia në funksion të sundimit të ligjit, barazia pa dallim para institucioneve të drejtësisë. Ky moment i kallëzimit penal ndaj Martin Berishës, është moment kur Qeveria duhet të vepron dhe shkarkon atë, për ta arsyetuar gjithë pakon ligjor për reformimin dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë, Fillimisht ligjin Vettiung për ta goditur krimin në sistemin e drejtësisë, Ligjin Konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, si dhe Ligjin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Nëse në këtë mënyrë kjo qeveri do ta luftoj krimin, kjo qeveri për një kohë të gjatë do të mbahet në mendje për luftimin e krimit në mënyrë të pamëshirshme, prandaj edhe elektorati në zgjedhjet e ardhshme do t’ia jep votat kësaj qeverie, sepse me përvojat e deri tashme të pas luftës, qeveritë tera tradicionalisht janë komprometuar, dhe asnjëra nga ato nuk e kanë krye mandatin e plotë të qeverisjes. Vetëm me një luftim të sinqertë të krimeve në përgjithësi qytetarit do i kthehet besimi në ligjshmëri dhe do të motivohet ta jep kontributin e plotë për këtë shtet si qytetar i përkushtuar dhe me besim të forcuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".